Autoritetet ruse theksojnë se në orët e fundit mbrojtja dhe flota ruse e Ditit të Zi kanë kapur dhe rrëzuar 8 dronë ukrainas mbi portin e Krimesë të Sevastopol.
“Asnjë nga objektivat, as në qytet dhe as në zonën detare, nuk u dëmtua,” shpjegon gurvernatori Mikhail Razvozahev.
Sipas mediave të huaja thuhet se një dron u rrëzua mbi det, pesë u kapën nga forcat ruse të mbrojtjes ajrore dhe dy dronë tokë-ajër u shkatërruan në brigjet, shtoi ai. Këto sulme ndodhën mbi portin e Sevastopolit dhe dy zona të qytetit, tha ai më herët.
Deri më tani, Kievi nuk ka komentuar njoftimin rus për një sulm në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, por muajt e fundit ajo ka thënë se shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake nga Rusia po ndihmon kundërsulmin e Kievit ./abcnews.al