Pakistan, rritet numri i të evakuuarve nga rajonet e goditura nga përmbytjet

schedule18:53 - 15 Korrik, 2023

schedule 18:53 - 15 Korrik, 2023

Ka shkuar në 14 mijë numri i personave që janë evakuuar në 6 ditët e fundit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur mosun në rajonin Punjab të Pakistanit.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, përmbytjet kanë qenë efektive në zonën Kasur në kufi me Indinë rreth 60 kilometra larg nga qyteti Lahor i Punjabit. Zyrtarët kanë njoftuar se nga fshatrat e goditura nga përmbytjet në zonën Kasur janë evakuuar drejt zonave të sigurta 14 mijë persona në 6 ditët e fundit.

Departamenti i Meteorologjisë së Pakistanit njoftoi se reshjet e dendura do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme në rajonin Balochistan dhe Sind, dhe ka paralajmëruar popullatën nga rreziku i përmbytjeve. Edhe shirat intensivë në Indi shkaktuan vërshimin e lumenjve që rrjedhin nga ky vend drejt Pakistanit.

Pas shirave mosun, evakuimi i banorëve në fshatrat pranë kufirit në Pakistan filloi më 10 korrik pas India lëshoi ujë nga digat në lumin Ravi pas shirave mosun. Në katastrofat dhe aksidentet e shkaktuara nga shirat mosun në Pakistan gjatë periudhës 15 qershor – 12 korrik humbën jetën 91 persona në të gjithë vendin.

Shirat mosun që janë të pranishëm në periudhën qershor-shtator çdo vit, shkaktojnë dëme të mëdha në Pakistan.

Për shkak të përmbytjeve që shirat mosun shkaktuan vitin e kaluar në Pakistan humbën jetën 1.739 persona, ndërsa u njoftua se kostoja e shkaktuar nga katastrofa ndaj vendit është mbi 30 miliardë dollarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!