Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ndodhet në Prishtinë, aty ku pak minuta më vonë do të nisë protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit, e organizuar nga shoqëria civile, me pjesëmarrja të veteranëve të UÇK dhe opozitës.
Teksa qytetarët vazhdojnë të mblidhet, një grup i veteranëve të UÇK-së të ardhur nga Mitrovica kanë folur për ABC, duke u shprehur se ata protestojnë kundër kësaj qeverie që po i bën padrejtësi.
Sipas tyre qeveria e Kurtit është kundër vlerave të UÇK dhe është e lidhur me Radojçiç-in dhe Vuçiç-in.
“Unë jam Lulzim Musliu, vij nga qyteti i Mitrovicës, ish-pjesëtar i UÇK, brigada 142. Këtu jam me komandantin dhe bashkëluftëtar dhe bashkëqytetar të Mitrovicës.Kemi ardhur sot të protestojmë për padrejtësitë që po i bëhen një kategorie të veçantë, kategorisë së luftës. Një diskriminim i paparë dhe ne kërkojmë drejtësi” tha ai.
“Ne kemi ardhur për të mbrojtur të drejtat e UCK, po i bëhen padrejtësi” tha një tjetër.
“Jena dalë me protestu për veteranët, që kjo qeveri si ka përfshi pagën minimale. Ka bisedu me serbët për pagën minimale për UCK. Turp për këtë qeveri”, tha një tjetër veteran.
“Kemi dalë të protestojmë ndaj qeverie që është kundër vlerave të UCK, kundër shtetit. Çdo gjë që bën kjo qeveri është duke e bërë kundër shtetit. Kjo qeveri është e lidhur me Radojçiç dhe Vuçiç. Luan rolin që është për shtet. Kjo qeveri është anti-shtet. Këta kanë bërë ligje në mes të natës kundër luftëtareve të UCK me votat e Listës Serbe” u shpreh veterani tjetër.r.t/abcnews.al