Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, kërkon veprime të matura nga qevceri për të ulur tensionet në veri të kosovës. Në një intervisrtë për kosovapress ai deklaroi se veprimet e qeverisë së udhëhequr nga albin kurti janë parë si një sjellje prej adoleshenti të një shteti.
“Nga ana jonë janë sjellje adoleshente të një shteti Të zgjidhet ajo situatë me urtësi, drejtësi dhe dashuri, sepse edhe sjelljet sigurisht nga ana jonë janë më shumë sjellje adoleshente të një shteti që mendojmë se nuk kemi më nevojë për prindërit, mund dhe dimë vetë, megjithatë më vonë do të kuptojmë që gjërat do të zgjidhën me harmoni, bashkëpunim dhe me një kujdes të veçantë”
Kreu i Kishës katolike, duke nënkuptuar aleatët kur përmend figurën e “prindërve” nënvizon se Qeveria po gabon nësë mendon se nuk ka nevojë për ndihmën e atyre që e sollën deri në këtë ditë.
“Po mendoj që në figurën e prindërve e nënkuptova shumëçka nuk është e zgjuar që ne tani të mendojmë që nuk kemi nevojë për ata, të cilët na kanë mbështetur dhe na kanë ndihmuar, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm që në vitin 1999 është rikthyer edhe një here dinjiteti, paqja dhe liria edhe shansi për një të ardhme të mirë të popullit tonë që nga koha e Skënderbeut.”
“Mendoj që është më shumë shpërfaqje karakteri të individëve se sa që janë politika në mes dy vendeve tona, por kështu janë njerëzit nuk jemi të gjithë njëjtë, ne i dimë edhe situata, të cilat i kemi pasur përpara me lojën e fjalëve vëlla, mikë, dua, nuk dua, bënë, nuk bënë, ndoshta duhet të jemi më racionalë dhe duhet të ulim më shumë gjakun të mendojmë për nevojën e të ardhmes dhe të bashkëpunojmë, sepse njeriu në të vërtet në tërësi nuk është mësuar të komunikojë dhe me kundërshtarë, sepse ne duhet të gjejmë aftësinë të bisedojmë më njerëzit që kanë mendime të ndryshme.”
Kreu i Kishës katolike, Dodë Gjergji deklaron se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj vendit tonë, megjithëse shton se ka ende hezitim për njohjen de-jure.

