Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar buxhetin vjetor të departamentit të mbrojtjes që përfshin ndryshime të diskutueshme mbi abortin dhe operacionin e ndryshimit të gjinisë.
Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024 (NDAA) duhet të miratohet ende nga Senati i kontrolluar nga demokratët, i cili nuk ka gjasa të miratojë projektligjin ekzistues.
Demokratët thonë se republikanët po rrezikojnë sigurinë kombëtare të SHBA. Vetëm katër demokratë e mbështetën paketën e shpenzimeve, ndërsa katër republikanë e kundërshtuan atë.
Republikanët konservatorë, megjithatë, janë përqendruar në përdorimin e legjislacionit të mbrojtjes për të avancuar prioritetet kryesore kulturore dhe sociale, duke përfshirë kufizimin e mbështetjes së qeverisë për abortin dhe shërbimet shëndetësore transgjinore.
Ndërsa miratimi i këtij projektligji të mbrojtjes është një fitore për konservatorët e Kongresit, demokratët në Senat po punojnë për legjislacionin e tyre për shpenzimet ushtarake.
Kongresi ka miratuar me sukses legjislacionin vjetor për shpenzimet e mbrojtjes për 62 vjet rresht, një seri që do të jetë në rrezik nëse njëra palë nuk tërhiqet ose të dyja palët nuk bëjnë kompromis.
/abcnews.al