Al-Ahly ka përgatitur zyrtarisht një ofertë për Bayernin për Sadio Mane.
Klubi bavarez do të shqyrtojë ofertat për transferimin e tij. Sipas deklaratave të gazetarit Ekrem Konur, Al-Ahly është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro për senegalezin. Së shpejti mund të nisin negociatat zyrtare me Bayernin.
Sadio Mane iu bashkua gjigantëve gjermanë verën e kaluar me një transferim prej 32 milionë eurosh nga Liverpooli. Ai luajti 38 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime. /G.D abcnews.al/