Planifikoi sulme terroriste, arrestohet një 18-vjeçar në Poloni

schedule11:29 - 14 Korrik, 2023

schedule 11:29 - 14 Korrik, 2023

Një 18-vjeçar polak është arrestuar dhe akuzuar për komplot me pjesëtarë të Shtetit Islamik për të sulmuar një ndërtesë qeveritare, njoftoi sot Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

“Shtetasi i arrestuar i Republikës së Polonisë është akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e një akti terrorist. Personi është akuzuar për planifikim, përdorim të lëndëve plasëse dhe kryerjen e një akti që kërcënon jetën ose shëndetin e shumë personave”, thuhet në njoftim.

Siç raportohet, ky person u konvertua në fenë islame në fund të vitit 2022 dhe po përpiqej të dukej si terroristë si Osama bin Laden.

Ai kishte planifikuar një sulm në bashkëpunim me një grup individësh që pretendonin se përfaqësonin Shtetin Islamik, sipas agjencisë, e cila nuk dha informacione të mëtejshme për anëtarët e grupit apo objektivin e sulmit të planifikuar.

Shërbimi shtoi se i riu i arrestuar do të mbahet në paraburgim për tre muaj në pritje të gjykimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!