Si të ruhemi nga i nxehti? Nga ecja pasdite te përdorimi i frutave, mjeku kardiolog jep këshillat e duhura

schedule10:29 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:29 - 14 Korrik, 2023

Mjeku kardiolog Drini Bardhi ka dhënë këshillat e nevojshme për këto ditë, ku temperaturat po arrijnë pikun. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, duke theksuar orarin e daljes.

“Është më mirë vera se sa dimri, që do të thotë pacientët me probleme kardiovaskulare janë më të rriskuar në dimër nga temperaturat e ulëta. Ka studime të ndryshme që thonë se me çdo ngritje të temperaturës me 3 gradë kemi një ulje të vdekshmërisë me të paktën 2%. Por edhe kjo kuptohet që ka një kufi, nuk do të thotë që temperaturat të ngrihen pa kufij.

Vera ka shumë efekte pozitive, qofte me anën psikologjike të pacientit, me zgjatjen e ditës njerëzit janë më të motivuar për shëtitje, për të bërë aktivitet fizik. Pacientët duhet t’i orientojmë që t’i marrin verës oraret e mira dhe duhet t’i kufizojnë verës oraret e pikut që janë të dëmshme dhe të rriskojnë për të rënduar një situatë kronike. Orari i të nxehtit nga ora 11 deri në orën 5 mbasdite që është dhe piku i temperaturave, na rriskon për disa probleme që ndikojnë kryesisht në sistemit kardiovaskula”, u shpreh Bardhi.

Më tej, ai shtoi dhe disa hapa të domosdoshëm që të gjithë njerëzit duhet të shfrytëzojnë në verë.

“Duhen shfrytëzuar orët e mëngjesit. Përgjithësisht për të sëmurët kardiovaskularë thuhet që duhet të bëjnë 4/5/6 km në ditë në varësi të moshës ecje. Kjo do të thotë shfrytëzo mëngjesin, ajrin e pastër të pishave, shfrytëzo oraret pas orës 5, bë pak notë, përdorimi i frutave është shumë i rëndësishëm sepse kanë lëngje. Natyrisht dhe vitamina D është e domosdoshme, prandaj edhe paradite mund të dalin pak”, tha mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!