Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të mbështesin me anë të kreditimit bizneset që meren kryesisht me eksporte të mallrave në këtë moment të vështirë të krijuar nga luhatjet e forta të kursit të këmbimit.
Po ashtu u sygjerua që bankat tregtare, të zhvillojnë më tej produktin e kontratave forward në lidhje me menaxhimin e kursit të këmbimit nga klientët, për ta ofruar atë në cilindo moment që do kërkohet.
Kontratat forward janë kontrata të lidhura ndërmjet dy palëve, të cilat bien dakord të kryejnë një transaksion financiar në një datë të ardhme, me një çmim të paracaktuar duke balancuar luhatjet e forta te kursit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të Lekut ka pasqyruar përmirësimin e vazhdueshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, si dhe rritjen e interesit për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare./abcnews.al


