Trupat e të paktën 87 personave që dyshohet se janë vrarë nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan janë gjetur në një varr masiv, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
OKB-ja tha më 13 korrik se njerëz që i përkasin grupit etnik masalit ishin në mesin e atyre që u varrosën në një varr masiv pranë El-Geneinas, shkruan REL.
Luftimet e ashpra midis RSF-së dhe forcave të armatosura të Sudanit kanë vazhduar që nga prilli. Por, RSF-ja dhe forcat e tyre aleate kanë mohuar përfshirjen në luftimet e fundit në Darfurin perëndimor.
Mijëra kanë vdekur dhe miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si rezultat i luftimeve midis ushtrisë së rregullt të Sudanit, të udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga ish-zëvendësi i al-Burhan, Mohamed Hamdan Daglo, i njohur si “Hemedti”.