Audiopërgjimet, përfaqësuesi i Veteranëve: Problemi është te morali i VV, prokuroria të marr në pyetje Kusarin dhe Simiç

schedule16:35 - 13 Korrik, 2023

schedule 16:35 - 13 Korrik, 2023

Përfaqësuesi i shoqatës së Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku në një komunikim me gazetaren Linda Karadaku ka komentuar audiopërgjimin e tretë të dalë mes shefes së grupit parlamentar të VV dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.

Klinaku në fjalën e tij për “Ballkan Update”, është shprehur se është për të ardhur keq sesi VV që shet moral, del se është në komunikim dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësues nga lista serbe.

Ndër të tjera ai shprehet se në këtë rast prokuroria duhet që të marrë në pyetje Kusarin dhe Simiç pasi të dy duhet që të kenë informacione ku ndodhet Milan Radojçiç.

“Që vitin e kaluar që ne kemi protestuar për heqjen e veteranëve nga paga minimale kemi marrë garanci se nuk do të hiqet dhe për këtë ne e kemi dit se pushteti për këtë do të mundet ta realizojë përmes komunikimit me listën serbe. Kemi paralajmëruar protesta por akoma nuk kemi vendosur dhe presim vendimin e kryesisë në lidhje me një vendim të tillë.

Problem i audiopërgjimeve është që të mos shesin moral që nuk kemi komunikim me Listën Serbe dhe del e kundërta, prokuroria duhet që të marrë në pyetje Mimoza Kusari Lilën dhe Sllavko Simic. Dhe të ngrenë padi për shkak se atom und të dinë se kanë informacione për vendodhjen e Milan Radojçiç”, ka thënë ai./abcnews.al