Turqia pret që të gjithë aleatët e NATO- s të heqin sanksionet dhe kufizimet në industrinë e saj të mbrojtjes, tha sot presidenti Tajip Erdogan. Ministrat turq do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme me homologët e tyre amerikanë për shitjen e avionëve luftarakë F-16.
Erdogan tha gjithashtu se udhëheqësit e Bashkimit Europian që ai takoi kishin një qëndrim pozitiv për rifillimin e negociatave të Turqisë.
“Pas hapave pozitivë që shohim nga BE, ne do të fillojmë të punojmë për të zbatuar premtimet që kemi bërë,” tha Erdogan, disa ditë pasi ai pranoi papritur të hiqte veton kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO.
/abcnews.al