Vala e të nxehtit kërcënon rrjetet evropiane të energjisë

schedule13:52 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:52 - 13 Korrik, 2023

Vala e të nxehtit po prek tashmë të gjithë Evropën nga Gjermania në Ballkan, duke ushtruar presion mbi sistemet energjetike dhe të transportit të rajonit pasi lumenj si Rhine dhe Rhone janë prekur.

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë paralajmëroi këtë javë për një “fenomeni të nxehtësisë ekstreme në Rinin e Epërm”.

Një paralajmërim i ngjashëm është lëshuar edhe nga shërbimi meteorologjik italian, ku merkuri në Sardenjë ka kaluar 40 gradë Celsius.

Ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën e motit ekstrem në të gjithë hemisferën veriore këtë verë, duke sjellë nxehtësi të madhe nga Kina në Teksas, ndërsa përmbytjet goditën Nju Jorkun dhe Delhi.

Rritja e temperaturave tregon se Evropa ka thyer rekordet e vendosura vitin e kaluar.

Nxehtësia e verës dhe ujërat e pakta në lumin Rhine, i cili është kritik për transportin e mallrave të energjisë në Evropë, mbeten në fokus këtë muaj.

Niveli në Kaub një pikë kyçe në lumin në perëndim të Frankfurtit – pritej të binte nën 1 metër dje, sipas Administratës Federale të Ujit të Gjermanisë.

Ndërkohë krahasuar me vitin e kaluar në gusht, niveli i ujit në Kaub ra nën 40 cm, nivel të cilin shumë maune e konsideruan joekonomike për të transportuar mallra.

Mbinxehja e Rhone ka të ngjarë të detyrojë Electricite de France të kufizojë prodhimin e energjisë bërthamore.

Kostoja e transportit të naftës nga qendra e tregtimit të naftës në Roterdam në një pikë kyçe në Rinin e Epërm të martën shënoi rritjen e saj më të madhe që nga shkurti, pasi nivelet e ulëta të ujit kufizojnë volumin që mund të bartin maune.

Mbinxehja e një rruge tjetër ujore kryesore, Rhone, ka të ngjarë të detyrojë Electricite de France (EDF) të kufizojë prodhimin e energjisë bërthamore në disa prej reaktorëve të saj bërthamorë nga sot.

Sipas rregulloreve franceze, EDF duhet të zvogëlojë ose të ndalojë prodhimin kur temperaturat e lumenjve tejkalojnë disa nivele për të siguruar që uji i përdorur për të ftohur reaktorët bërthamorë të mos dëmtojë mjedisin kur rihyn në rrugët ujore.

Maxar Technologies pret që vala e të nxehtit në Gjermani të ulet deri në javën e ardhshme, pasi temperaturat arritën në 35.5 gradë Celsius./abcnews.al