Mjeku Panajot Papa, i cili është specialist në kirurgjinë plastike rikostruktive dhe estetike, ka ndarë disa këshilla për periudhën e verës.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai nuk i rekomandoi ndërhyrjet e kirurgjisë plastike gjatë temperatuarave të larta. Gjithashtu dhe për mbjedhjen e flokut tha që nuk është koha ideale.
Papa u ndal veçanërisht te kremi SPF, që sipas tij, nuk duhet përdorur vetëm një herë në ditë gjatë verës.
“Ndërhyrjet e kirurgjisë plastike, periudha e ngrohtë nuk na ndihmojnë në rikuperimin më të mirë. Sigurisht që ekzistojnë disa prej tyre që mund të bëhen në këtë periudhë, por nuk është periudha ideale që mund të kryejmë operacione plastike.
Edhe për mbledhjen e flokut nuk është koha ideale sepse teknikat e ndryshme në këtë kohë nuk e ndihmojnë mbjelljen.
Gjatë periudhës së verës pacientët duhet të përdorin kremrat 50+ çdo dy orë. Neve na mbron faktori 50+ në një afat kohor dy orë, ndërsa ai 30+ në një afat kohor një orë, ndërsa 15+ gjysmë orë. Shumica e njerëzve mendojnë që lyhen në mëngjes një herë dhe janë në rregull, por jo se nëse ti shkon në zyrë dhe merr rreze dielli, atëherë është gjë e rëndësishme kjo. Ne duhet të mbrohemi nga të gjitha llojet e rrezeve të diellit”, u shpreh mjeku./abcnews.al