Tottenham do të shesë Kane këtë verë

schedule19:16 - 12 Korrik, 2023

schedule 19:16 - 12 Korrik, 2023

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy nuk dëshiron që sulmuesi Harry Kane të largohet nga skuadra në verën e vitit 2024.

Sipas Sky Sports, kreu i Spurs synon ta shesë futbollistin në këtë këtë verë për të mos lejuar që Kane të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm. Burimi pohon se Levy nuk dëshiron ta shohë sulmuesin në një klub tjetër anglez, sepse ky do të jetë një përforcim shumë serioz i konkurrentit.

Për këtë arsye, Tottenhami vazhdon negociatat me Bayernin, pavarësisht se më parë klubi kishte refuzuar dy oferta nga Bayerni për Kane.

Kontrata e sulmuesit 29-vjeçar me Tottenhamin skadon më 30 qershor 2024. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e yllit anglez në 90 milionë euro.

Më herët u raportua se vetë lojtari nuk do të rinovojë kontratën me klubin londinez. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!