Sassuolo e sheh veten në avantazh kur kanë kaluar 30 minuta lojë në sfidën me Spal. Caputo është autori i golit për skuadrën vendase, që ia ka dalë të realizojë pas një aksioni fantastik. Pasime të sakta nga mbrojtja deri në sulm.
Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, tentoi ta ndalonte Caputo-n, por pa sukses. Kështu, Sassuolo kryeson 1-0 dhe tenton të shënojë edhe golin e dytë. Deri më tani rastet për gol kanë qenë disa, por vetëm një herë topi është ndalur në rrjetë. /abcnews.al