Në Kamerun kërkohet dorëheqja e Eto’o nga kreu i federatës

schedule15:43 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 12 Korrik, 2023

Një grup që përfaqëson klubet amatore të Kamerunit i ka kërkuar Samuel Eto’o të japë dorëheqjen si president i Federatës Kamerunase të Futbollit (FECAFOOT) duke denoncuar se ka parregullsi serioze në organizatë.

Javën e kaluar, Shoqata e Klubeve Amatore të Kamerunit (ACAF) votoi 11-1 për të dhënë dorëheqjen ish-sulmuesi legjendar. Argumenti se ish-ylli i Barcelonës dhe Interit duhet të japë dorëheqjen nëse ende e do futbollin kamerunian.

ACFAC bëri thirrje për ministrinë e sportit të Kamerunit dhe sugjeroi që edhe Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, ta bëjë këtë. Ndër ankesat e tjera janë se Eto’o ndryshoi mandatin e tij nga 4 në 7 vjet, të cilin klubet e konsiderojnë të paligjshme. Gjithashtu se statutet e reja nuk u publikuan.

Një çështje tjetër e diskutueshme është vendimi i Eto’o për të marrë një rol ambasadori me një firmë bastesh sportivem e cila mund të shkelë rregullat e FIFA-s dhe Federatës së Futbollit të Kamerunit./h.ll/abcnews.al