Presidenti ukrainas nuk heziton më në kërkesën e tij për avionë luftarakë F-16. Në Lituani, në samitin e NATO-s, Volodymyr Zelenskyy gabimisht mendoi se një gazetar po i bënte një pyetje se kur aleatët e NATO-s mund t’i siguronin vendit të tij avionët F-16, por ajo kishte për qëllim shefin e NATO-s.
“Për F-16-at, m’u drejtove mua apo atij?”, tha Zelensky, teksa vuri në dukje Jens Stoltenberg.
Dyshja shkëmbyen një vështrim përpara se Zelenskyy të qeshte dhe shtoi: “F16?! Jo, jo, pa përgjigje ju lutem”, teksa ky moment ka shkaktuar të qeshura. Gazetari e kishte pyetur Stoltenberg se sa shpejt mund të priste që vendet e NATO-s t’i siguronin presidentit ukrainas avionët F-16 që ai kishte kërkuar.
Stoltenberg tha se një grup aleatësh të NATO-s krijuan një koalicion të martën për të ofruar trajnime për pilotët luftarakë F-16 nga Ukraina. Ai shtoi se disa përgatitje tashmë ishin bërë dhe trajnimi do të fillonte “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kjo do të mundësojë një vendim të mëvonshëm për të siguruar gjithashtu F-16,” shtoi ai.
/abcnews.al