Faouzi Ghoulam ka kryer një gjest shumë të bukur. Mbrojtësi i Napolit njihet për zemrën e tij të madhe dhe surprizat e ndryshme që ju dhuron tifozëve. Kësaj radhe “fatlumi” ka qenë Daniele nga Toskana, një tifoz i zjarrtë i ekipit të Ancelottit dhe i sëmurë me leukodistrofi.
Nëna e të riut me aftësi të kufizuara kishte postuar në Twitter ëndrrën e madhe të Danieles për të ndjekur një ndeshje të Napolit në stadiumin “San Paolo”.
Algjeriani i krahut të majtë është prekur nga ky rast dhe nuk ka ngurruar t’ia plotësojë ëndrrën. Ghoulam ka vendosur të paguajë biletën e ndeshjes, udhëtimin dhe akomodimin, duke emocionuar tifozin e veçantë dhe nënën e tij.
Një gjest fantastik i lojtarit, ndërsa Daniele po pret me padurim të shohë nga afër heronjtë e tij dhe të festojë bashkë me ta. /abcnews.al
Buongiorno, lui è Daniele e tifa Napoli, lo portiamo a casa al San Paolo ?? Ha un unico sogno. Questo. #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/r6ru2I2oNO
— Monica Grieco (@Monica73774598) September 15, 2019