Të paktën 41 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në veri të Indisë, raportoi të mërkurën CNN-i. Siç ka bërë të ditur të martën kryeministri Sukhvinder Singh Sukhu, 31 persona kanë vdekur në Himachal Pradesh, ndërsa 10 të tjerë në Punjab.
Sipas Sukhus, mbi 2000 njerëz janë evakuuar. Shira të mëtejshme parashikohen në këto dy vende, megjithëse Departamenti Meteorologjik Indian thotë se pritet të zbutet.
Reshjet detyruan mbylljen e shkollave në të gjithë rajonin në fillim të javës.