Më i miri në La Liga, Barcelona pranë rinovimit me Marc-Andre ter Stegen

schedule09:56 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:56 - 12 Korrik, 2023

Me 26 ndeshje pa pësuar gol, dhe vetëm 18 gola të pësuar në 38 ndeshjet e La Liga, “gardiani” i portës së “katalanasve” të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen, mund të quhet me plot gojë portieri më i mirë në botë.

Për këtë arsye, bordi i “blaugranave” ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së 31-vjeçarit, me kontratën aktuale që skadon në qershorin e vitit 2025, mirëpo shumë shpejt do të ndryshojë.

“Shtatlarit” gjerman i portës është i gatshëm të qëndrojë në “Camp Nou” dhe pas bisedimeve të para me menaxherët e lojtarit, gjithçka është në rrugën e mirë drejt rinovimit. Përsa i përket marrëveshjes gjermanit pritet t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2028, si dhe një rritje e konsiderueshme e pagës. /i.m /abcnews.al