Gazetari Adriatik Kelmendi, gjatë intervistës për emisionin “Ballkan Update”, komentoi edhe sulmet ndaj televizionit Klan Kosova. Në dokumentin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë në Ministrinë e Industrisë të pak ditëve më parë, thuhej se problemi qëndronte tek certifikata e biznesit në fjalë.
Gazetari e cilësoi vendimin si një sulm ndaj medias së lirë nga qeveria Kurti. Ai shtoi se do të vijojnë betejën ligjore edhe më tej dhe se televizioni Klan Kosova s’do ta mbyllë sinjalin. Gazetari tha se nëse Komisioni i Pavarur i Medias do të marrë vendim kundër televizionit, do ta dërgojnë çështjen në gjyq.
“Na frikëson sesi po trajtohet po çështja është marrë një regjistrim i kompanisë amë të Klan Kosovës në Maqedoni dhe është nisur një sulm, që nuk është vetëm ndaj Klan Kosovës por edhe ndaj medias së lirë. Një sinjal për të gjithë që nëse ne kapemi me një media të madhe, atëherë keni kujdes edhe të tjerët.
Preteksti ishte një mënyrë administrative e një regjistrimi. Ne ndërmorëm hapa menjëherë pas pezullimit të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke përmirësuar regjistrim ashtu siç e kërkoi ministria. Dorëzuam dokumentet dhe duke parë se gjithçka është në rregull, agjensia për regjistrimin e bizneseve na lëshuan çertifikatën dhe ende pa kaluar 12 orë, me vendim të ministrisë u shkarkua drejtoresha e agjensisë dhe u mor një vendim tjetër, që sërish pezullon certifikatën së biznesit të Klan Kosovës.
Atë vendim e mori motra e deputetit të LVV. Kjo po ashtu u bë jashtë procedurave të rregullta duke thënë se ish drejtoresha kishte konflikt interesi. Por duke harruar se e njëjta drejtoresha se edhe vendimin për pezullimin e certifikatës e kishte bërë ajo. Si ndodhi që herën e parë kur ishte në dëm të Klan Kosovës nuk kishte konflikt interesi dhe herën e dytë, kur u rregullua dokumenti, u pa konflikti i interesit.
KPM, komisioni i pavaruir i medias në kosovë, në mbledhjen që ka pasur ka dhënë 30 ditë afat për kaln kosovën që të rregullojë dok. mbledhja e ardhshme është cështje ditësh dhe mund të konstatojnë se Klan Kosova ka dështuar të prezantojë një certifikatë biznesi dhe si e tillë, mbase duhet të marrë masa që të mos lejohet transmetimi. Natyrisht që do ta çojmë në gjyq por shpresojmë që të mos arrijnë deri aty. Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do ta ndalim sinjalin“, theksoi gazetari./abcnews.al