Pritjes më në fund i erdhi fundi dhe ditën e sotme do të startojë raundi i parë i kualifikueseve të UEFA Champions League, ku në orën 17:00 dhe 17:30 do të zbresin në fushë 4 ekipet e para, ku pjesë janë dhe lojtarë shqiptarë e më konkretisht dy ish-kampionë “bardheblu”.
Përballja që do të startojë gjithçka është mes armenëve të Urartu dhe boshnjakëve të Zrinjski Mostar, ekip ku bën pjesë dhe qendërmbrojtësi shqiptar, Marsel Ismajlgeci, pavarësisht se ky i fundit nuk është përzgjedhur në 2 përballjet ndaj armenëve.
Në krahun tjetër, skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps do të presë në “shtëpi”, azerët e Qarabag, skuadër ku bën pjesë ish-“bomberi” i Tiranës, Redon Xhixha, por ndryshe nga ish-shoku i tij i skuadrës, Ismajlgeci, Xhixha është vendosur në “majën” e sulmit për këtë ndeshje, ku padyshim që pritet një goleadë, duke krahasuar dhe nivelin e ekipeve.
Përveç 2 sfidave të lartpërmendura, janë zbuluar gjithashtu dhe formacionet e sfidës Zalgiris-Struga, me maqedonasit që drejtohen nga tekniku Shpëtim Duro, i cili ndaj lituanëzëve që kanë goxha eksperiencë në “terrenin” evropian, duket se nuk do ta ketë të lehtë sfidën e sotme. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Urartu – Zrinjski
Lincoln Red Imps – Qarabag
Zalgiris – Struga