KOSOVË- Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë. Në aksident u përfshinë tri autmojete, mes të cilave dhe një makinë policie.
“Rastit i janë përgjigjur njësitet policore për menaxhim trafiku në autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca. Prokurori dhe autoritetet tjera janë njoftuar për rastin”, thanë nga policia./abcnews.al