Anëtarësimi i Ukrainës dhe Suedisë në NATO, Lavrov paralajmëron pasoja katastrofike

schedule14:05 - 11 Korrik, 2023

schedule 14:05 - 11 Korrik, 2023

Moska ka reaguar me tone të ashpra, pasi aleatët e NATO-s mbërritën në Vilnius për të marrë pjesë në një samit që u përshkrua si “historik” para se të fillonte.

Rusia paralajmëroi “pasoja katastrofike” në Europë nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, theksoi se vendi i tij po merr masat e duhura për t’iu përgjigjur anëtarësimi të Suedisë dhe Ukrainës në NATO.

Udhëheqësit e NATO-s po përgatiten t’i japin Kievit një “mesazh pozitiv” në lidhje me perspektivat e tij të ardhshme për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

“Udhëheqësit europianë duket se nuk e kuptojnë se zgjerimi i NATO-s është një gabim,” tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov .

Peskov, duke folur teksa filloi samiti i NATO-s në Vilnius, tha se ishte përparimi i aleancës ushtarake perëndimore në Europën qendrore dhe lindore që çoi në krizën aktuale mbi Ukrainën në radhë të parë.

Moska e ka bërë të qartë se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes ishte një faktor kyç në vendimin e saj për të pushtuar Ukrainën gati 17 muaj më parë .

Të hënën, Kremlini njoftoi se nëse Ukraina do t’i bashkohej aleancës, kjo do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë dhe do të nxiste përgjigjen e qartë dhe vendimtare të Moskës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!