Turqia pret Bashkimi Europian të rifillojë menjëherë punën pasi Ankaraja i dha dritën jeshile Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke theksuar se Turqia kërkon të hyjë në një fazë të re me Perëndimin, duke përmirësuar marrëdhëniet mes tyre.
Ankaraja pret përparim nga BE për çështje të tilla si udhëtimi pa viza, si dhe mbyllja e disa kapitujve të anëtarësimit në BE, theksoi zyrtari turk, duke shtuar se Perëndimi duhet të mbështesë Turqinë në nevojat e saj ekonomike.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se Ankaraja nuk do të dëmtojë marrëdhëniet e saj me Rusinë, pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve me Perëndimin.
Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Vilnius për Samitin dyditor të Aleancës, në të cilin pritet të ratifikohet anëtarësimi i Suedisë.
/abcnews.al