Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Vilnius në Samitin dyditor të Aleancës, në të cilin pritet të ratifikohet edhe pranimi i Suedisë. Në margjinat e Samitit janë mbajtur dhe do të mbahen disa kontakte dypalëshe.
Në këtë kuadër, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka mbërritur paradite në qendrën ku mbahet Samiti, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Më pas ai u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.
/abcnews.al