Gentian Toshkezi, mjeku i njohur neurokirurg në SHBA tregoi sot për “ABC e mëngjesit”, rrezikun që vjen nga medikamenti Fentanyl.
“Është një preparat që përdoret kryesisht për qëllime spitalore, për të sëmurët me dhimbje, të sëmurët në reanimacion. Është një preparat që i lehtëson dhimbjen të sëmurit dhe është mjaft i përdorshëm dhe i mirë për anestezistët dhe mjekët në reanimacion. Përdoret nën kontrollin e mjekut, sepse është 50 herë më i fuqishëm se heroina, 100 herë më i fuqishëm se morfina.
Doza e fentanyl është mjaft e vogël, e mjaftueshme për të krijuar apo për të dhënë efektin e dëshirueshëm që ne duam. Përdoret në mikrogramë, në mjedise spitalore. Mund të jepet në një dozë të caktuar nga mjeku.
Në SHBA ilacet janë mjaft të kontrolluara dhe cdo ilac kërkon një recetë. Kemi vetëm një pjesë të vogël të ilaceve pa recetë, dhe këto janë ilacet që nuk përbëjnë rrezikshmëri. Një sasi shumë e vogël e Fentanyl është e mjaftueshme që të shkaktojë efektet e overdozës, efekte vdekje prurëse,” tha ai ndërsa theksoi se i është bashkuar nismë së John Alitte pas telefonatës që ky i fundit i bëri, duke i thënë se po e ndërmerr këtë nismë, që fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e keq të vajzës së tij.
Neurokirurgu Toshkezi theksoi se fentanyl duhet domosdoshmërisht të merret në kontrollin e mjekëve, në përdorim të kontrolluar./abcnews.al