Joe Biden sapo ka mbërritur në Vlinius, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Presidenti i SHBA Joe Biden është pritur me ceremoni zyrtare, nga presidenti lituanez Gitanas Nauseda.
Biden shpreson të sigurojë pjesën tjetër të aleancës se Uashingtoni është një partner i besueshëm në luftën e Ukrainës kundër Rusisë edhe pse politikanët në vend mbeten të ndarë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kievin.
Presidenti amerikan është zotuar të mbështesë Ukrainën, por nuk do të ratifikojë hyrjen e saj në aleancë për momentin nga frika se NATO mund të tërhiqet në luftën me Rusinë.
/abcnews.al