Samiti në Lituani, Stoltenberg: Ukraina është më pranë NATO-s se kurrë

schedule10:03 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:03 - 11 Korrik, 2023

Kreu i NATO-s ka deklaruar se anëtarët e aleancës ushtarake do t’i dërgojnë Ukrainë një mesazh pozitiv në ditën e parë të samitit që po mbahet sot në Lituani.

Gjatë një deklaratë të shkurtër sot në mëngjes, Jens Stoltenberg tha se Ukraina ka bërë një rrugë të gjatë që nga viti 2008, kur NATO fillimisht ra dakord që Ukraina “do” të bëhet anëtare e aleancës në një moment të caktuar.”

“Ukraina është shumë më pranë NATO-s se kurrë, kështu që mendoj se ka ardhur koha për ta reflektuar këtë në vendimet e NATO-s,” tha ai.

NATO është e dyzuar për ofertën e anëtarësimit të Ukrainës,  shtetet e Europës Lindore duan që Kievi të jetë pjesë e aleancës si një anëtar me të drejta të plota, ndërsa të tjerët janë më të kujdesshëm pasi kanë frikë se do të tërhiqen në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Në secilin rast, Kievi pranon se nuk mund të bashkohet gjatë luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!