Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, do t’i japë mesfushorit Jadon Sancho një shans të fundit.
Sipas Times, Sancho ka të ngjarë të kalojë një sezon tjetër në Manchester United. Ten Hag vendosi t’i jepte lojtarit kohë për të provuar veten. Megjithatë, burimi sqaron se nëse Mançesteri merr një ofertë të madhe për një lojtar, atëherë largimi i tij është i mundur.
Sancho luajti 41 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 4 asistime. /G.D abcnews.al/