Sandro Tonali u transferua te Newcastle për një shifër rekord dhe është një përforcim i jashtëzakonshëm për mesfushën e klubit anglez, por një dobësim i dukshëm për Milanin.
Në lidhje me këtë largim, ka reaguar Pioli në konferencën e parë për shtyp të sezonit 2023/24.
“Tonali është një humbje e rëndë nga pikëpamja teknike, ai duhet të zëvendësohet me dinjitet. Mendoj se u krijua një situatë e atillë që përfituan të dyja palët, nuk ishte e lehtë ta mbaje në ekip”, tha Pioli./h.ll/abcnews.al