Erdogan kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO: Së pari të hapet rruga e Turqisë drejt BE-së

schedule15:26 - 10 Korrik, 2023

schedule 15:26 - 10 Korrik, 2023

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’i hapë rrugën anëtarësimit të Turqisë në BE përpara se parlamenti turk të miratojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Përpjekja e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në është ngrirë për vite pasi bisedimet e anëtarësimit filluan në 2005 nën mandatin e parë të Erdoganit në krye të vendit.

“Unë po u bëj thirrje nga këtu këtyre vendeve që po e bëjnë Turqinë të presë në derën e Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet,” tha Erdogan, duke folur përpara nisjes së tij për në samitin e NATO-s në Vilnius.

“Fillimisht, ejani dhe hapni rrugën për Turqinë në Bashkimin Evropian dhe më pas ne do t’i hapim rrugën Suedisë, ashtu siç bëmë për Finlandën”, tha ai, duke shtuar se do të përsërisë thirrjen e tij gjatë samitit.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se zgjerimi i NATO-s dhe BE-së ishin “procese të ndara”. “Procesi i anëtarësimit për çdo vend kandidat bazohet në meritat e secilit vend,” tha zëdhënësi duke shtuar se dy proceset nuk mund të lidhen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!