Tre muaj pas një aksidenti automobilistik në autostradën e Brenerit, në Itali, futbollisti shqiptar Kevin Kuka ka ndërruar jetë.
Mesfushori i Virtus Bolzano, 22-vjeçar, ishte shtruar në spital që nga 20 prilli, pasi u përplas nga një kampion në provincën e Trentos.
I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me disa shokë dhe pas aksidentit kishte pësuar disa dëmtime të rënda. Pas shumë javësh në luftë me jetën, ai vdiq ditën e djeshme në spitalin Santa Chiara, në Trento./h.ll/abcnews.al