SHQIPËRI- Qytetarët shprehën ankesa të shumta në emisionin “Mirëmëngjesi me Bashkim Hoxhën” në Abc News.
Ata u ndalën në dy ngjarjet e fundit, konkretisht tek dhuna e ushtruar nga fisi Rraja pak ditë më parë në fshatin Borizanë dhe tragjedia e djeshme në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, ku humbi jetën babai tashmë me dy fëmijët e mitur.
Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të garantuar sigurinë e duhur në plazhet e vendit.
Një tjetër u ndal te dhuna makabre e fisit Rraja, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama reagoi në mënyrë të shpejtë duke shkarkuar ministrin e Brendshëm.
Kjo praktikë e reagimit institucional shtoi një prej telefonuesve nuk ekzistonte në kohë kur vendi drejtohej nga Sali Berisha.
Ai solli në vëmendjen tragjedinë e Gërdecit, ku sipas tij reagimi shtetëror ka qenë në pikën më të dobët. Mes tjerash, qytetarët u shprehën se institucioni i Ministrisë së Brendshme duhet të drejtohet nga ushtarakët dhe jo nga politikanët.
“Është ngjarje shumë e rëndë, por njëkohësisht është diçka ndryshe. Menjëherë kryeministri reagoi dhe shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kjo duhet të ishte mësim. Imagjinoni marsin e viti 2008, kur në Gërdec u vranë 26 persona. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, në vend që të shkarkonte….sepse ishte biznesi i të birit të tij, dhe në vend qe të shkarkonte ministrin Fatmir Mediu dhe në vend që të linte Policinë e Shtetit të kryente veprimet nuk e bëri. Nuk janë si dy pika unë dhe ndryshojnë. Tani menjëherë u vunë në lëvizje, ministri i Brendshëm u shkarkua, arrestimet po kryhen. Veprime janë të ndryshme. Në atë kohë [i referohej qeverisë së Sali Berishës] pengoheshin të kryheshin detyrat. I kishte me dorë te hekurt Saliu dhe nuk lejonte. Ministria e Brendshme duhet të drejtohet jo nga politikanët, por nga specialistët. Ka ushtarakë që e njohin në thelb Ministrisë së Brendshme. Atyre duhet t’u besohet ministria, jo politikanëve. Politikanët lëri në Parlament”, u shpreh një prej qytetarëve./ n.m.abcnews.al