Kastrioti-Besëlidhja është mbyllur në barazim pa gola. Krutanët dhe lezhjanët luftuan fort për të marrë tre pikët, por nuk ia dolën dot dhe u ndanë në paqe. Nga një pikë ndanë edhe Dinamo me Shkumbinin. Feston Korabi, që likuidoi 3-0 Veleçikun. Skuka realizoi dy herë, kurse Hysi mbylli llogaritë me golin e tretë.
Egnatia ia ka dalë vetëm në fund të triumfojë ndaj Burrelit, që rezistoi deri në minutën e 90-të. Fatin e ndeshjes e vendosi Amarildo Dimo, i cili u tregua i saktë para portierit mik. Erzeni, pas fitores në transfertë me Veleçikun, ngeci në një barazim pa gola me Tërbunin.
Kategoria e Parë – Java 2
GRUPI A
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Kastrioti-Besëlidhja 0-0
Dinamo-Shkumbini 0-0
Erzeni-Tërbuni 0-0
Korabi-Veleçiku 3-0
Egnatia-Burreli 1-0
Pogradeci dhe Besa kanë bërë autokritikë, duke marrë fitoret e para. Liqenorët shpërthyen ndaj Ilirisë, me Alillarin që realizoi tre herë në portën e fushë-krujasve. Në Kavajë heroin e bëri Çelhaka, autor i dy golave.
Devolli, pas fitores në ndeshjen e parë, është ndalur në barazim pa gola me Orikun. Turbina tentoi fitoren në transfertë me Shënkollin, madje kaloi në avantazh me Peçin. Danaj për vendasit realizoi golin e baraspeshës dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
GRUPI B
E shtunë, më 21 shtator, ora 16:00
Devolli-Oriku 0-0
Shënkolli-Turbina 1-1
Besa-Elbasani 2-0
Pogradeci-Iliria 3-0
E diel, më 22 shtator, ora 16:00
Apolonia-Lushnja
/abcnews.al

