Atyre iu pëlqen deti, qëndrimi në ujë, argëtimi, e më së shumti shoqëria dhe të ndjehen të vlerësuar.
Në vitin 1996 misionarja katolike nga Italia, Silvana Vinjali do hapte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan kampin e parë veror për personat me aftësi ndryshe, të cilin e quajti Kampi Veror “Shpresa”.
“Është i vetmi kamp në Ballkan, sot për sot dhe ka një transformim të jashtëzakonshëm, në fillim kemi fjetur me dyshek të fryrë prej gomës. Ky është hap prej Silvanës, dhe me ndërrimin jetë të saj, ka ardhur Luigji, i cili e ka modernizuar këtë kamp”, tha Rrrok Daka, vullnetar.
Ata janë të moshave të ndryshme dhe e frekuentojnë këtë kamp nga viti në vit. Ajo që bie në sy është ardhja çdo vit e më shumë të vullnetarëve, dhe kryesisht nga vendet e ndryshme të Evropës. Në kamp eshte edhe një familje nga Polonia të cilët kanë ardhur nga Krakova për te disatin vit.
“Kjo është hera e dytë që vij këtu, është dicka e shkëlqyeshme kur takon këta njerëz dhe mund tu japësh atyre dicka, duke ju ndihmuar”, u shpreh Nikolas Cimple, vullnetar nga Polonia.
Kampi është si një familje, ku mosha të ndryshme të personave me aftësi ndryshe qëndrojnë me njëri tjetrin, vullnetarët janë në shërbim të tyre, duke ju ofruar argëtim, asistencë, por edhe përkujdesje…
Roza Daka është më e vjetra në kamp dhe prej 28 vitesh gatuan për pjesëtaret e kampit. Nuk është kuzhuniere, por tregon se dashuria për këta persona është bërë shkak të ndërmarrë këtë angazhim.
“ Unë jam pensioniste, por edhe pse eci me patericë deri sa të mundem dhe të kem aftësi të punoj, do vij në këtë kamp të jap ndihmen time”, tha Roz Daka.
Në vitet e para të pluralizmit, kur misionarët e shumtë fetar filluan të vinin në Shqipëri, menduan se edhe për këtë kategori personash duhet një përkujdesje, por me rëndësishmja është që ata të kenë një rreze shprese dhe të ndjejnë ngrotësinë e familjes, shoqërisë dhe të ndjehen të dobishëm.
Kampi Veror “Shpresa” i themeluar nga misionarja katolike Silvana Vinjali, vazhdon të mbijetojë dhe të ketë çdo vit rritje dhe mbështetje të Arqipeshkvisë së Shkodrës, por edhe të institucioneve të ndryshme private dhe publike. Ndërsa synimi i këtij kampi është e nxitja e vullnetarizmit tek populli jonë./abcnews.al