Pas disa ditësh heshtjeje në vazhdën e rebelimit jetëshkurtër të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin është rishfaqur në rrjetet sociale, këtë herë duke synuar mediat ruse të kontrolluara nga Kremlini.
“Duke lexuar gazetat, duke dëgjuar raportet në TV, më vjen neveri. Bastardët e televizionit, të cilët deri dje shprehnin admirimin e tyre për luftëtarët e Wagnerit, tani po nxjerrin lloj-lloj helmesh”, tha Prigozhin.
“Mos harroni, bastardë TV, nuk kanë qenë fëmijët tuaj që kanë ardhur të luftojnë në krahun tonë, nuk kanë qenë fëmijët tuaj që kanë vdekur, por ju shkruani raporte të tilla”, tha Prigozhin, duke iu referuar artikullit ku në shtëpinë e tij janë gjetur shufra ari, para, maska dhe foto.
/abcnews.al