Dhuna barbare me protagonistë fisin Rraja në Borizanë, duket se do të sjellë ndryshime në policinë e Krujës.
Paralajmërimi vjen nga Policia e shtetit, përmes komunikatës për shtyp, ku njoftoi arrestimin e 4 personave të tjerë lidhur me ngjarjen.
“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.” thuhet në deklaratën e policisë.
Po gjatë kësaj të shtune ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim, i cili zgjati për rreth 5 orë në zyrën e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.