Një vrimë e zezë gjigande është zbuluar së fundmi nga Teleskopi Webb. Ndër të tjera thuhet se bashkë me vrimën e lashtë janë zbuluar edhe 11 galaktika të ekzistuara në nisje të kohës së kozmosit.
Sipas të dhënëve rezulto se deri më tani kërkimet dhe të dhënat për kohët e hershme dhe kur universi konsiderohej ende i ri, ishin vetëm teorike.
Teleskopi Webb jo vetëm ka arritur të vrojtojë një vrimë të zezë gjigande, me 9 milionë masa diellore, dhe që ka ekzistuar rreth 470 milionë vite pas Big Bang, madje edhe retë e gazrave dhe yjet që krijohen e që gllabëron në vendndodhjen e saj në qendër të galaktikës.
Ndër të tjera thuhet se me këto zbulime dhe fuqinë e saktësinë e teleskopit të ri Webb mund të bëhen edhe matjet e largësitë e objekteve kaq të largëta në gjithësi.
Puna kërkimore është drejtuar nga ekipi i Universitetit të Texasit dhe Austin dhe është publikuar në një sërë artikujsh të revistës The Astrophysical Journal Letters./abcnews.al