Erdhi me shumë bujë, por mesa duket nuk ia doli dot të ngrinte lart fanellën e “bardhezinjve” e tashmë anësori i sulmit të Juventus, Federico Chiesa, duket se do të nisë një “aventurë” të re diku tjetër.
Për shërbimet e 25-vjeçarit italian intereson një sërë ekipesh angleze, me Liverpool, Chelsea e Newcastle, që janë të gatshme të hapin “thasët” për të përfituar potencën e Chiesa në krahët e sulmit.
Italianit gjithashtu i është vendosur dhe “çmimi”, me drejtorin e ri sportiv, Cristiano Guintoli, që ka bërë me dijë se kartoni i italianit nuk do të shitet më pak se 60 milionë euro. /i.m /abcnews.al