Një liqen në Greqi është kthyer në një liqen fantazëm pasi niveli i ujit ka rënë në 60 centimetra si pasojë e thatësirës. Për këtë arsye rreth zonës së liqenit janë gjetur me mijëra peshq të ngordhur
Nga gjashtë metra thellësi tashmë ka vetëm 60 centimetra. Mijëra peshq të ujërave të ëmbël, janë gjetur të ngordhur përreth liqenit Koroneia në Greqi ku niveli i ujit është ulur në mënyrë drastike. Përveç thatësirës aktuale, një rol të rëndësishëm në reduktimin drastic të nivelit të ujit të liqenit ka ndikuar dhe blokimi me mbeturina dhe kallamishte i kanalit të krijuar për të devijuar ujin nga dy kanale në liqen dhe të bllokadave që hapen me raste. Sipas veterinerëve një gjë e tillë ishte e lehtë për tu parashikuar. Kjo sepse kur ka thatësi dhe niveli I ujit zbret algat e ndotura dhe bakteret prodhojnë biotoksinë. Rezultati është një masakër e peshqve. Zona ndërkohë është transformuar në një vend – fantazëm./ABC News Albania 24/7