Blogerja Xhiljola Lamaj ka dhënë disa këshilla për trendet e veshjeve dhe aksesorëve në plazh. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka thënë se moda sivjet ka qene me shumë ngjyra dhe motive florale.
Sa i përket aksesorëve, Xhiljola ka sugjeruar ata më minimalistët, në mënyrë që vajzat të shijojnë sa më shumë rrezet e diellit dhe detin. Sipas blogeres, mund të bëhen kombinime shumë ‘IN’ me detaje të vogla si varëse apo vath.
“Moda këtë vit ka qene retrospektiv, ka gjëra të reja, ka ndërthurje, ka kontraste, po përgjithësisht ngjyrat, teksturat, motivet korale, ngjyrat pastel. Madje, ka ndodhur që në këtë sezon veror të shohim edhe blunë e fortë, elektrike. Është pak e papranueshme për disa vajza që ta pranojnë këtë ngjyrë në sezonin veror, sepse e kategorizojmë më shumë te sezoni dimëror, vjeshtë-dimër, por ka ardhur edhe në këtë sezon veror si risi po të themi.
Ndërsa, sa i përket aksesorëve janë të pafundëm. Duhet të dish ku t’i vendosësh aksesorët, sepse në plazh nuk është komode të mbash aksesorë pafund, bizhuteri dhe kështu me radhë. Por ka disa raste që janë disa varëse që nuk të dëmtojnë, nuk të bëjnë atë hijen poshtë lëkurës. Ndërsa, aksesorët shumë të mëdhenj si vath gjigand apo bizhu shumë të mëdha nuk i këshillojë, sepse nëse shkojmë afër detit ne duam të shijojmë rërën, detin, rrezet e diellit. Unë them të jemi më komode, sepse në fund të fundit dy muaj verë janë për plazh dhe ta shijojmë, sesa më shumë fashion”, u shpreh ajo./abcnews.al