Arabia Saudite nuk e ndalon peshkimin në Europë.
Sipas “Il Messaggero”, një nga klubet kryesore të Lindjes së Mesme i ka ofruar Ciro Immobile, sulmuesit të Lazios një kontratë dyvjeçare me vlerë 35 milionë euro.
Sulmuesi italian është një makineri golash dhe këtë e ka treguar mjaft mirë me fanellën e Lazios. Deri më tani, në 297 ndeshje të luajtura me klubin kryeqytetas, ka arritur të shënojë 196 gola dhe ka asistuar 53 herë, shifra prej një bomberi të vërtetë./h.ll/abcnews.al