Autoritetet kineze do të ndalojnë importin e peshkut nga afërsisht një e pesta e prefekturave të Japonisë për arsye sigurie, thanë doganat kineze, pas vendimit të Tokios për të shkarkuar ujin radioaktiv nga termocentrali bërthamor në Fukushima në oqean.
Kina është importuesi më i madh në botë i prodhimeve të detit nga Japonia. Qëllimi është të parandalohet çdo importim i ushqimit të kontaminuar me radioaktivitet, thuhet në deklaratën e autoriteteve kineze.
Prej javësh Pekini ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Tokios për të hedhur ujë radioaktiv nga uzina e Fukushimës në det. Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dha dritën jeshile këtë javë.
Doganat kineze theksuan se një raport i IAEA-s që miratonte këtë masë nuk pasqyronte pikëpamjet e të gjithë ekspertëve të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe konkluzionet e tij nuk u miratuan njëzëri.
/abcnews.al