Britney Spears: Më goditi roja e sigurimit, më rrëzoi në tokë

schedule08:52 - 7 Korrik, 2023

schedule 08:52 - 7 Korrik, 2023

Një takim i rastësishëm mes Britney Spears dhe Victor Webanyama në një kazino në Las Vegas të mërkurën, më 5 korrik përfundoi në një mënyrë dramatike.

TMZ raportoi se njeriu i sigurisë personale të basketbollistit të San Antonio Spurs reagoi ashpër kur ylli i popit shkoi t’i kërkonte 19-vjeçarit francez që të bënin një foto së bashku.

Ngjarja ndodhi kur Spears ishte në një restorant hoteli me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe dy miq të tjerë. Kur kanë vendosur të hyjnë në një kazino, këngëtarja është vënë re nga fansat e saj, të cilët më pas e kanë rrethuar. Por ajo, nga ana tjetër, vuri re Victor Webanyama dhe filloi të shkonte drejt tij për t’i thënë se ajo ishte fanse e tij dhe për të bërë një foto së bashku.

Kur ajo iu afrua, ajo e goditi në shpatull dhe brenda pak sekondash, një anëtar i ekipit të tij të sigurisë dyshohet se e goditi atë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë. Sipas të njëjtave informacione, nga rënia e mprehtë i kanë rënë syzet dhe ajo dukej e shqetësuar.

Pasi Spears u kthye në tryezën e saj, roja i sigurisë shkoi t’i kërkonte falje. Thuhet se ai i tha asaj: “Ti e di se si është të jesh i pushtuar nga fansat“. Raportimet thonë se Spears ka shkuar në polici duke denoncuar një rrahje, por asgjë nuk është konfirmuar nga ana e saj./abcnews.al