Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar mënyrën se si Gjermania sheh çështjen e sigurisë dhe e detyroi Berlinin të kuptojë se nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet nga Moska, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Burbock.
“Ne e dimë se, për një të ardhme të parashikueshme, Rusia e Putinit do të mbetet një kërcënim për paqen dhe sigurinë në kontinentin tonë,” tha ajo.
Duke folur përpara samitit të NATO-s në Vilnius dhe menjëherë pas publikimit të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të Gjermanisë, Burbock vëren:
“Ne gjermanët nuk do të harrojmë kurrë se ia detyrojmë lirinë tonë aleatëve tanë dhe fqinjëve tanë lindorë. Siç na qëndruan ata, ashtu edhe ne do të qëndrojmë pranë tyre, sepse siguria e Europës Lindore është siguria e Gjermanisë”.
“Vetëm dy vjet më parë, ideja që Gjermania do të dërgonte tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në një zonë lufte do të ishte dukur e pakuptimtë.
Sot, Gjermania është një nga furnizuesit kryesorë të armëve në Ukrainë”, shtoi Burbok.
/abcnews.al