Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Londër ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një shkolle ku po zhvillohej festa e mbylljes së vitit shkollor.
Si pasojë e përplasjes së makinës dyshohet se një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 17 persona mes të cilëve 9 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një shofere, e cila për disa arsye ka humbur kontrollin e mjetit të saj një Land Rover luksoz dhe është përplasur me murin e shkollës , ku po zhvillohej festimi i maturës së fëmijëve.
Dyshimet e para janë se në momentin e përplasjes drejtuesja e makinës mund të ketë pësuar ndonjë problem shëndetsor.
Deputeti i Ëimbledon, Stephen Hammond i tha BBC-së se shumë prej të plagosurve ishin në një gjendje “kritike”, por numri i saktë i të plagosurve nuk ishte i qartë. Deri më tani janë nëntë të lënduar, shtatë fëmijë dhe dy të rritur./abcnews.al