CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali, foli pak më parë duke njoftuar kalimin e Davide Frattesi tek Inter.
“Është e kryer, Frattesi tek Interi, ai firmosi pak çaste më parë. ne jemi të lumtur dhe nuk ishte e lehtë. Negocimi ishte i gjatë dhe kishte klube të ndryshme për të, por me Interin përfundoi në mënyrën më të mirë, si për ne ashtu edhe për lojtarin, i cili gjithmon ka pasur një dëshirë për të luajtur me zikaltërit”, është shprehur Carnevali.
Inter do të paguajë në total 36 milionë euro për kartonin e mesfushorit italian. Marotta fitoi edhe një herë tjetër betejën me klubet e tjera rivale për të nënshkruar me yllin italian. Në garë ishte Milan, Roma dhe Juventus, por Inter arriti të bindte menjëherë talentin e ri./h.ll/abcnews.al
Sassuolo CEO Carnevali confirms: “It’s done deal for Davide Frattesi to Inter, all completed”. ⚫️?✅ #SerieA
Davide Frattesi joins Inter on loan with mandatory option to buy clause; he will undergo medical tests in the next few hours. pic.twitter.com/8nSafKgDHj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2023