Transporti detar dhe logjistika janë kthyer në sektorët mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit. Tregtia nga Porti i Durrësit në pesë vitet e fundit ka pësuar rritje të volumeve tregtare me mbi 27 përqind, duke u konsideruar si një nga portet tranzit më ë rëndësishme për kalimin e mallrave dhe për vendet e tjera të rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Referuar të dhënave analitike të nga viti 2018 deri ne vitin 2022, në kompleksin portual Durrës – Porto Romano, janë përpunuar rreth 26.5 milionë tonë mallra ose 93.8 përqind e të gjithë sasisë së mallrave të përpunuar në vendin tonë në rrugë detare.
Ky shërben si një konfirmim për strategjinë e Qeverisë shqiptaretë të përfshirë në Planin Kombëtar Sektorial të Transportit Detar dhe Infrastrukturës Portuale (2020) ku modernizimi dhe specializimi i infrastrukturës portuale, veçanërisht në kompleksin Durrës – Porto Romano, përbën përparësi kombëtare.
Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 68,3 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./abcnews.al


